Xing me Ermalin/ Flet per babain e ndjere, Arilena Ara nuk i mban dot lotet ne studio
“Babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tijâ€, kështu tha mes lotësh këngëtarja Arilena Ara teksa fliste në “Xing me Ermalin†për babain e saj të ndjerë.
Këngëtarja tha se nuk ka folur anjëherë publikisht për babain e saj dhe jo pa qëllim, pasi preket. Këngëtarja shtoi se ka vazhduar muzikën vetëm prej tij.
Ermal Mamaqi: Përgjithësisht prindërit nuk kanë qejf që fëmijët e tyre të merren me art sepse ka momente që do dalësh çuditshëm dhe njerëzit do të të shohin etj, etj. Ti ke patur përkrahje nga prindërit apo pengesë?
Arilena Ara: Unë nuk kam folur kurrë dhe dua të flas në emision. Aq sa është private aq dua edhe ta marrë vesh gjithë bota, nuk ka asgjë. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm, nuk kam folur kurrë për të dhe kjo më ka bërë të jem e mbrojtur. Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e dija që do prekesha nëse do flisja për të. Që kur kam humbur babain kur e dëgjoj fjalën baba ndihem çuditshëm. Nuk kam folur kurrë, por dua të them që babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij sepse ai donte të isha këtu ku jam. Shpresoj që të jetë krenar për mua.
Ermal Mamaqi: Unë besoj që ai do të ishte shumë krenar për ty./tvklan.al