Support our efforts, sign up to a full membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

Rita Ora në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan, ja pjesëmarrësit

Është shpallur në Prishtinë programi dhe lista e pjesëmarrësve të koncertit 90-minutësh që do të mbahet më 3 shtator në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezë. Mes 12 artistëve shqiptarë me famë botërore që do të marrin pjesë në koncertin e Vatikanit do të jetë edhe Rita Ora. Listën e artistëve pjesëmarrës e shpalli producentja e koncertit Dijana Toska. Të tjerë artistë që marrin pjesë në koncertin që do të jepet vetëm një ditë para shenjtërimit të Nënës Terezë janë Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa, Andi Bajgora, Lum Veseli. Në këtë koncert ceremonial do të jenë pjesëmarrës edhe sportistët më të njohur Lorik Cana e Majlinda Kelmendi. Organizatorët e koncertit bëjnë të ditur se më 3 shtator do të jetë pjesëmarrës edhe Ipeshkvi të Kosovës, Don Lush Gjergji. I gjithë organizimi i koncertit të Vatikanit është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës. Organizatorët duke shpallur programin e koncertit janë shprehur se koncerti është konceptuar që të krijohet një atmosferë feste sa më dinjitoze në Vatikan. Transmetimi i koncertit do të bëhet edhe në televizionet e trojeve shqiptare veç televizioneve të huaja. Nënë Tereza do të shpallet shenjtore ditën e diel më 4 shtator 2016. Eventi do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Pas ceremonisë së shenjtërimit 4 shtatori do të shënohet në Kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.
Top songs from around the world today


© 2001-2024
top40-charts.com (S4)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.2113781 secs // 56 () queries in 0.096305131912231 secs