Support our efforts, sign up to a full membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

Rama: Te henen administrata pushim, 1000 infermiere ne gatishmeri | ABC News Albania

Nga e marta e gjithë Shqipëria do të jetë e izoluar. Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministri njoftoi se njësoj si Tirana dhe Durrësi e gjithë Shqipëria do të futet në vetëizolim për të përballuar situatën me koronavirusin. “Të martën perimetri i blinduar do të njëhsohet me kufirin e Republikës së Sqhipëriaë. E gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirani dhe Durrësi”, tha Rama. Administrata do të jetë pushim të hënën, ndërkohë që punën normalisht do të vijojnë të gjitha kompanitë që garantojnë hallkat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit.  “Nesër administrata është pushim.Vetëburgosja vazhdon. Do të vazhdojë më tej edhe për të gjithë atta që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esnciale që do të vijojnë të rrinë në shtëpi. Të tjetër do të jenë në punë, siç do të jenë në punë kompanitë që garantojnë hallkat jetike”, u shpreh Rama Kryeministri e konsideroi lajm fantastik përgjigjen që 1000 bluza të bardha i kanë bërë thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të qenë në gadishmëri për përballimin e situatës me koronavirusin. “Thirrjes sonë për të shërbyer vullnetarisht nëvijën e parë të luftës, i janë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infemrierë. Një gatishmëri njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë  të errët për vendin”, tha Rama. Duke apeluar për durim, kryeministri Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do të mund ta kalojë këtë situatë të rëndë, ndërsa shqiptarëve i kujtoi se ky film horrorr në një ditë jo të largët do të marrë fund.
Top songs from around the world today


© 2001-2024
top40-charts.com (S4)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.3495359 secs // 57 () queries in 0.088172912597656 secs