Top40-Charts.com
Support our efforts,
sign up for our $5 membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

Pamjet e Abc News/ Perballja e guximshme e pronares me grabitesin ne argjendari | ABC News Albania

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. Ai u kap pas disa grabitjeve të kryera duke vënë në alarm policinë. Ndërkohë, gazetari i Abc News Aldo Kozarja ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc News, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë. Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë. Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap. Pas daljes nga dyqani me pistoletën e Thaçit në dorë, pronarja ka bërtitur duke kërkuar ndihmë duke u futur tek lokali ngjitur argjendarisë. I pari që ka mbërritur për të ndihmuar ka qenë oficeri i policisë që gjendej tek dera e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Policia e arrestoi Astrin dy ditë më parë në Kombinat në Tiranë. Argjendaria që kishte piketuar Thaçi ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. /abcnews.al
Top songs from around the world today


© 2001-2025
top40-charts.com (S6)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.1544211 secs // 56 () queries in 0.021579504013062 secs