Top40-Charts.com
Support our efforts,
sign up for our $5 membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

A1 Report - Speciale, intervistë me ministren e Inovacionit Milena Harito - Gazetar Arber Hitaj

TIRANË - Ministrja e Inovacionit Milena Harito, në një intervistë për A1 Report, sqaron situatën me konkurset për në administratë. Ministrja përgjegjëse edhe për departamentin e administratës, sqaron se konkurset për momentin janë ndaluar për shkak të vendimit të gjykatës Kushtetuese , dhe do të fillojnë në korrik. Duke folur për gazetarin Arbër Hitaj, në lidhje me shifrat e dhëna nga demokratët, Harito sqaron se "shifra e dhëna nga ana e PD-së janë të pavërteta dhe të pabaza". Konkurset për vendet vakante në administratë. Si po shkojnë këto konkurse dhe kur priten fituesit? Konkurset për ta sqaruar, vendet vakante u shpallën deri më 31 dhjetor, ashtu siç e parashikonte ligji i ri i nëpunësit civil, i cili 3 muaj para datës së shtrirjeve të efekteve nuk lejonte hapjen e konkurseve të reja. Ato filluan të bëhen gradualisht sepse ishin mbi 300 vende të hapura pune, dhe një pjesë e tyre u realizuan përpara datës 26 shkurt, që është data që u shpall vendimi i gjykatës kushtetuese. Që nga kjo datë, meqë ligji i ri shtrin efektet e plota, u ndërpre procedura e konkurseve dhe pritet që procedura e konkurseve tani të bëhen sipas ligjit të ri që është shumë i ndryshëm, dhe besoj se deri në muajin korrik nuk do ketë më konkurse. Aspekti politik, pretendimet e opozitës për spastrime në administratë. Nëse mund të bëjmë një krahasim shifrash, si është dhe si paraqitet shifra nga shtatori 2013 në krahasim me vitin 2005-2006 kur erdhën deputetët në pushtet? Krahasime të tilla janë si nata me ditën. Ne kemi shifra të qarta për nëpunësit civil që janë shifra zyrtare që ja kemi dhënë edhe opozitës, nëpërmjet kërkesave që kanë bërë, ua kemi dhënë në mënyrë shumë transparente. Së pari sepse departamenti i administratës publike, ka pasur në përgjegjësi në bazë të ligjit të vitit 2009, vetëm pjesën e nëpunësve civil, dhe kështu do jetë edhe më tej, por pjesa e nëpunësve civilë rritet shumë me ligjin e ri, dhe shkon nga rreth 3000 vetë deri në 7000 vetë të administratës shtetërore qendrore, dhe po të llogarisim edhe pushtetin lokal shkon deri në 20 mijë vetë. Pra për administratën shtetërore qendrore, shifrat janë si më poshtë: ka gjithsej 60 dorëheqje me funksione të larta, që dhanë dorëheqje direkt, ndoshta për shkak të angazhimit me palën tjetër politike, dhe ndoshta nuk u ndien komodë për të bashkëpunuar me ne. Ka 7 masa disiplinore, ka 2-3 persona që kanë dalë në pension, ka rreth 260-270 veta në listë pritje. Kjo listë pritje, në bazë të organizimit të strukturave të ministrive kryesisht, u kërkua nga kryeministri që të tkurrej administrata, pra edhe pse u shtua numri i ministrive, numri global i punonjësve në ministri u pakësua me 15%, për këtë dolën në listë pritje disa persona. Veç kësaj ministritë u ristrukturuan, dhe shkak i këtij riorganizimi disa njerëz nuk përshtateshin me vendet e punës dhe këta njerëz dolën në listë pritje. Ishin 270 vetë në listë pritje dhe tani janë 260 pasi këta persona janë të avantazhuar krahasuar me ata që hyjnë në konkurrim, pra nëse përshtaten me vendet e reja të punës, ata kanë prioritet dhe vendosen në vendet vakante, prandaj lista e pritjes është shkurtuar. Kemi një shifër nga opozita, 4000-4500. Është shifër e bazuar në bazë të të dhënave apo nga ka dal kjo shifër? Për ta kuptuar se sa pak e besueshme është kjo shifër e thënë nga disa deputetë të opozitë, zotit Fule, iu raportua nga opozita shifra prej 2700. Unë vetë u kam kërkuar opozitës, në takime që kemi pasur, të më thonë se nga vijnë shifrat, dhe si janë mbledhur ato. Partnerët tanë ndërkombëtarë u kanë kërkuar listën me emra, por asnjëri nga ata nuk e disponon sot. Pra kjo është një propagandë e rëndomtë. Thonë se vjen nga një portal i tyre, por siç e dini në një portal kushdo mund të regjistrohet nëse mbrapa nuk ka një verifikim të qartë, për shembull disa emra që u publikua me 1000 emra, ne bëmë disa verifikime, në disa ministri dhe dilte se gjysme e tyre nuk kishte lidhje me çështjen, pra shifra krejtësisht të pa konsoliduara. Ndërkohë mund t'ju them se komisioni parlamentar që është ngritur për administratën publike në vitin 2006 ka konstatuar rreth 10 mijë vende të të larguarve nga puna nga PD-ja, por ne nuk duam të merremi me ta sepse siç kemi thënë ne nuk kemi lidhje me ta.
Top songs from around the world today


© 2001-2024
top40-charts.com (S6)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.2900579 secs // 58 () queries in 0.029983043670654 secs