Top40-Charts.com
Support our efforts,
sign up for our $5 membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

"Ballkan" - Gazetarja e Abc News perplaset me liderin serb per genocidin ne Kosove |ABC News Albania

Lideri i opozitës serbe e cilëson një zgjidhje katastrofike shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç sipas ka patur ndërmend të gjejë një zgjidhje Presidenti Vuçiç. Në një intervistë për gazetaren e Abc News Linda Karadaku, Borko Stefanoviç tha se Serbisë nuk ia ka kërkuar askush nga Perëndimi që ta njohë Kosovën. Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë: Zoti Stefanovic, ju mbaj mend vite më parë kur ishin kryenegociator për palën serbe kur kishte negociata me Kosovën, c farë negocionit atëherë? Ne negocionim cështje teknike, arritëm 7 marrëveshje të ndryshme me Prishtinën, kryesisht për lirinë e lëvizjes, përdorimin e pullave doganore dhe kontrollin e integruar të kufirit, sic e quajmë ne kufi administrative… IBM? Po IBM, po është në fakt, IBBM, secila palë e lexon siç do. Ishte gjysëm e suksesshme do të thoja, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk patën kurrë jetë në terren, por ishte gjithsesi një hapje e madhe midis nesh dhe Prishtinës. Ishte hera e parë që ne u ulëm bashkë dhe filluam negociatat sy më sy, ballë për ballë dhe ishte një lëvizje e qartë e nevojshme nga Beogradi për të pranuar ekzistencën e Kosovës si një entitet, jot ë Kosovës si shtet. Kështu që është dicka e ndryshme. Miqtë tanë nga Prishtina gjithmonë besonin se ne duhet të nxitonim dhe të pranonim realitetet. Ata thoshin që ne duhet të pranojmë realitetin e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, të cilën ne nuk mund ta bëjmë asnjëherë. Por pavarësisht kësaj, ne gjetëm një rrugë për të filluar për të zgjidhur cështje dhe problem që bëjnë presion tek njerëzit e zakonshëm kudo.  Ne nuk u morëm me cështjen e statusit, kështu që zoti Vucic shkoi një hap më tej dhe filloi të negocionte statusin e Kosovës. Ne mendojmë se kjo ishte një grackë e panevojshme për Serbinë dhe dicka që na coi në një rrugë pa krye. Sepse tani kemi një situatë ku Prishtina thotë duhet të na njohni si vend I pavarur dhe Serbia thotë, ne nuk mund ta bëjmë këtë, ose të paktën, nuk mund ta bëjmë pa një lloj shkëmbimi territoresh, që ne besojmë se është një histori edhe më katastrofike. Dhe ne besojmë se cdo shkëmbim territoresh është I dëmshëm për rajonin, edhe për Serbinë, dhe kryesisht për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Pra ju po thoni që zoti Vucic po e kërkon këtë? Ka thashetheme dhe ai e ka thënë edhe publikisht disa herë se do të ishte një zgjidhje e mirë, ne besojmë se do të ishte një zgjidhje katastrofike. Por a ka folur ai për gjëra praktike? Zoti Vucic, a ka folur se cfarë territoresh do të shkëmbeheshin? Me sa duket, por ne nuk I dimë hollësitë e të ashtuquajturit plan, sepse askush nuk e pa asnjëherë atë, të paktën këtu në Beograd; ne nuk e dimë cfarë I ka premtuar ca njerëzve jashtë, por e dimë që disa nga partnerët tanë perëndimorë po bëjnë një sy qorr për gjërat që zoti Vucic po bën brenda vendit. Ka një spekulim të fundit në publikun serb, se në këmbim të të bërit një sy qorr për sjelljen e tij brenda Serbisë, ai ka premtuar  të përmbyllë cështjen e Kosovës. Por askush nuk mund ta përcaktojë vërtetë cfarë do të thotë përmbyllja e cështjes së Kosovës. Për Prishtinën, sigurisht që do të thotë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht, për ne sigurisht që jo, dhe për miqtë tanë perëndimorë, me sa duket do të thotë që Belgrade mund të bjerë dakord që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.  Kështu që diku në mes, jemi duke pritur për një zgjidhje, por ne jemi po aq larg zgjidhjes sa ishim në 2012. Kështu që asgjë nuk do të ndodhë. Njerëzit nuk duhet të presin zotin Vucic të bëjë ndonjë gjë  për të zgjidhur cështjen e Kosovës. Po pse vazhdoni të thoni tërë kohën se nuk do ta njihni kurrë pavarësinë e Kosovës, pse është kështu, ajo është një realitet, është atje, është e pavarur, është shpallur e pavarur dhe është njohur nga lojtarët më të mëdhenj ndërkombëtarë, kështu që…
Top songs from around the world today


© 2001-2025
top40-charts.com (S6)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.1647451 secs // 58 () queries in 0.022148609161377 secs