Top40-Charts.com
Support our efforts,
sign up for our $5 membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

Haradinaj keshillon Kurtin: Mos e hiq taksen ndaj Serbise

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka disa këshilla për pasuesin e tij në qeveri, që pritet të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. E sugjeron që të mos e përjashtojë Listën Serbe nga qeveria, ndërsa thotë se taksa duhet të mbetet në fuqi. Ai e ka përshëndetur idenë e dy partive që synojnë të formojnë koalicion qeveritar LVV-së dhe LDK-së për zvogëlimin e numrit të ministrive, ndërsa thotë se VV-ja ka dëshirë t’i atribuojë vetes meritokraci. Në zgjedhjet e 6 Tetorit, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e tyre derisa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër, në rast se nuk ka ankesa lidhur me administrimin e numërimin në QNR. Ndërsa nevojtet edhe rreth një javë kohë për t’u certifikuar ato. Kosova para një muaji mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Tv Klan
Top songs from around the world today


© 2001-2025
top40-charts.com (S6)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.1829250 secs // 58 () queries in 0.032393455505371 secs