Top40-Charts.com
Support our efforts,
sign up for our $5 membership!
(Start for free)
Register or login with just your e-mail address
 Videos 

Intervista e Fleckenstein per hapjen e negociatave me Shqiperine | ABC News Albania

Në një intervistë eskluzive për ABC News, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein bën të ditur se edhe Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, edhe pse vendimi i Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian mund të përmbajë kushte. Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish në Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian. Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: “Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dijme që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”. Herën e fundit që ju kam intervistuar ju folët për një proces dydimensional. Nga njëra anë, Shqipëria duhet të paraqisë rezultatve të mëtejshme në fushat që ju përmendët, gjyqësorin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nga ana tjetër duhen bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Ju thatë, që eurodeputetë si ju duhet të shkojnë në shtetet e tyre anëtare për të bindur parlamentet e tyre. Mendoni, se e keni bindur Bundestag që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave? Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë:“Jam i bindur që së bashku me David Mcallister ne e kemi bindur Bundestagun, Edhe pse i përkasim grupimeve të ndryshme politike, ne shkuam si vëllezër me një qëndrim në Berlin. Dje fola edhe me disa kolegë të Partisë Popullore Europiane. Ata mendojnë, se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por nga ana tjetër, asgjë s’është e sigurtë deri sa të merret vendimi përfundimtar. Kjo pasi shtetet anëtare tentojnë të gjejnë kompromise, nëse disa prej tyre kanë rezerva në këtë drejtim”. Ju e dini që formulimi i draftit aktual për Shqipërinë thotë që Këshilli ështw në favor të hapjes së negociatave, por i kushtëzuar me raportimin e Komisionit Europian në prioritetet e ndjeshme ku shtetet anëtare duan të jenë tw bindura plotwsisht që ato janë plotwsuar para se tw fiksohet një datë për hapjen e negociatave? Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë:“Për mua më e rëndësishmja është që Këshilli të hapë negociatat, edhe pse mund të ketë disa kushte. Nuk e uroj një gjë të tillë, por ndoshta. Por kyçi është që vendimi përfundimtar të mos të kthehet sërish në Këshill. Nëse Komisioni duhet të raportojë sërish në Këshillin e ministrave, atëherë kjo do të thotë që negociatat nuk do të mund të konsiderohen ende të hapura”. Por megjithatë, ju mbeteni optimist që Shqipëria dhe Maqedonia të martën e ardhshme do të marirn një lajm të mirë? Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë: “Nuk jam naiv. Jam i informuar se ç’ndodh në prapaskenë dhe shoh që ka shtete anëtare që nuk e kanë shumë përzemër që të japin dritën jeshile tani. Ka disa që duan të presin, disa u frikësohen proçeseve zgjedhore në vendet e tyre, por shumica e shteteve anëtare janë të qarta mbi këtë pikë dhe kjo nuk ka ndryshuar edhe kur politikanë shqiptarë tentuan që të bindin shtete anëtare, që duhej treguar kujdes për këtë”. /abcnews.al
Top songs from around the world today


© 2001-2024
top40-charts.com (S6)
about | site map
contact | privacy
Page gen. in 0.2487099 secs // 57 () queries in 0.027989387512207 secs